Jonida Vokshi ka rrëfyer dicka më shumë rreth rolit të saj në serialin “HOT” ku interpreton një vajzë naive. Aktorja thotë se kur lexoi skenarin “s’ka qenë dashuri me shikim të parë, pasi personazhi i dukej shumë budallaçkë”. Por me kalimin e kohës filloi ta donte dhe të hynte më shumë brenda tij.
Jonida rrëfeu edhe një skenë të të vështirë ku lotët e saj ishin realë: “Ka një të vërtetë kur je pjesë e një projekti. Në fillim kur kam lexuar skenarin nuk ka qenë dashuri me shikim të parë. Jo se nuk më ka pëlqyer, por kam dashur të shtoj pak nga vetja, më vinte inat që ishte aq budallaçkë. Nuk e kuptoja që po hyja te personazhi. Fillova u dashurova me personazhin.
Kur pata skenën me Klean me Ermalin, është shumë e rëndë si skenë. Unë e dëgjoja Ermalin dhe mu mblodh një lëmsh. Vura veten në personazh dhe shpërtheva. Dridhesha e tëra, ishte një skenë e vështirë. Ti e humb sensin. Nuk e di çfarë nuk më pëlqen. Kritikat më të mëdha i kisha për veten.”
Aktorja u shpreh se nuk ka ende një datë se kur do të rikthehet në televizion, duke theksuar se po punon për të hyrë në tregun e kinematografisë si producente.



















