Aktorja Delinda Disha i dhuroji shqiptarëve këtë vit atë ç’ka të gjithë kishim nevojë, buzëqeshje. Dhe biem dakort që 2021 ishte viti i saj.
Me një sërë rolesh të spikatura në spektaklin “Klanifornia”, artistja arriti të fitojë zemrat e publikut duke u bërë aktorja e preferuar e shumë prej nesh.
Një aktore që nuk mund ta indetifikojmë vetëm në një rol pasi janë shumë prej tyre të spikatur.
Mbi të gjitha këtë vit aktorja e humorit mban vendin e parë për imitimet. Roli i Najada Çomo mori pafund duartrokitje për përsosmërinë e imitimit duke u cilësuar si ‘dy pika uji’ me origjinalin.
Por a mund të lëmë pas rolin e gjyqtares nga Elbasani, Enkeleda Kapedani? Patjetër që jo, dhe këtë e vërteton shikueshmëria nga publiku. Videot e Delindës në rolin e saj janë bërë virale në rrjet, një ngjashmëri të madhe jo vetëm në imitimin e sjelljes por edhe në pamje.
Aftësia e artistes për të imituar edhe disa nga prezantueset, gazetaret apo politikanet nuk ka zhgënyer. Që nga Arbana Osmani, Alketa Vejsiu, Mirela Miloti, Briseida Shehaj, Monika Kryemadhi apo Grida Duma, të gjitha role shumë të arrira dhe të pëlqyera.
Delinda Disha ishte aktorja e vitit 2021 ku përtej imitimeve të personazheve të njohur ajo ka shkëlqyer edhe me karakteret e krijuara prej saj.



















