Pjesëmarrja e Bleona Qeretit si opinioniste në “Love Story” u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku shqiptar pasi prej kohësh artistja i kishte munguar ekranit.
Ajo di gjithmonë si ta rrëmbejë vëmendjen, dhe kjo ka ndodhur edhe mbrëmjen e kësaj të hëne në “Love Story”. Këngëtarja kishte zgjedhur fustan transparent, i cili përbëhej nga gurë plot shkëlqim.
Fustani mahnitës nxirrte në pah linjat perfekte të anëtares së jurisë, dhe diçka na kujtoi kjo zgjedhje e saj… Ai është i ngjashëm me fustanin që Bleona veshi në festën e Vanity Fair 2018, të organizuar për çmimet Oscar.
Ndryshe nga festa e “Vanity Fair”, ku Bleona nuk tentoi aspak të mbulonte bustin duke e lënë vetëm fustanin të shkëlqente mbi të, në spektakël zgjodhi ta modifikonte duke i shtuar një copë që reduktonte transparencën, por që artistja dukej joshëse po njësoj..