KreuArt

Babai i dhunshëm; frika më e madhe e Ermal Metës për të mos patur fëmijë!

Këngëtari i njohur shqiptar Ermal Meta ka folur për veten dhe jetën e tij në episodin e “Verissimo” të transmetuar këtë të shtunë të 11 dhjetorit. Artisti me një karrierë të suksesshme në Itali foli për të 40 vitet e jetës së tij, dëshirën për t’u bërë një ditë baba dhe sa i shenjtë është normaliteti për të. E për të gjithë këto ai tregoi një udhëtim të bukur, por edhe shumë të vështirë:
“Jam në të dyzetat. Ndihem mirë. Ishte një rrugëtim i bukur, por sigurisht edhe i vështirë. Në muzikë shikon vetëm atë që bën në skenë, por pas saj ka shumë gjëra që nuk sheh. Për të shkruar duhet të zhvarrosesh brenda dhe ndonjëherë e lëndon shumë veten.Këngët janë lule kur dalin, por shpeshherë rrënjët e tyre janë shumë të hidhura. Nuk mund t’i shohësh, por të dhembin.Ti jeton me to , të bëjnë më të fortë.Kur vendos të bëhesh muzikant vendos të hapesh totalisht. Nuk e kuptova që duhej të ishte kështu deri para disa vitesh. Mendova se mjaftonte vetëm të mbetesha në siperfaqe. Ndonjehere mjafton, por diçka nuk shkonte. Nuk arrija te njerëzit. Pyesja veten: “Pse askush nuk më bën rradhë? Ndoshta nuk ia vlen ose ndoshta nuk po jap dicka që vlen.” Mendova se duhet t’u japësh njerëzve diçka të vërtetë. Kur ia heq vetes për t’ia dhënë dikujt tjetër, domosdoshmërisht dhemb. Ndodhi një mrekulli. Fillova të gris copa nga vetja. Dhe njerëzit më donin, por gjithçka ka një kosto”.

Në moshën 13-vjeçare, Ermali u shpërngul me nënën, vëllain dhe motrën në Itali.
Ai nuk e ka fshehur asnjëherë se kishte një baba të dhunshëm, me të cilin shkëputi të gjitha marrëdhëniet në vitin 1990. Artisti shpjegoi se për një kohë të gjatë ishte i bindur se nuk donte të bënte fëmijë, pikërisht sepse ishte ndikuar nga marrëdhënia konfliktuale me të atin.

“Kam menduar për një kohë të gjatë që nuk doja të bëhesha baba. Nuk doja kurrë të rrezikoja që një fëmijë të mendojë për mua, atë që kam menduar gjithmonë për babain tim. Kisha shumë frikë nga kjo gjë. Ka pak kohë tani, diçka brenda meje ka ndryshuar. Ndoshta, megjithatë. Nuk e di. Do t’ju thoja që po, do ta bëja, por nuk e di.”-tha ai.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF