KreuArt

Elon Musk po heq dorë nga punët aktuale për t’u bërë “influencer”

Në një postim në Twitter Shefi ekzekutiv i Tesla-s, Elon Musk  “po mendon” të braktisë pozicionet e tij aktuale në kompanitë që drejton dhe të bëhet një “influencer” me kohë të plotë.

“Mendoj të heq dorë nga punët e mia dhe të bëhem një influencer me kohë të plotë, si mendoni?”, shkroi njeriu më i pasur në botë.

Më pas, ai iu përgjigj edhe një ndjekësi që i sugjeroi të hapte një llogari në OnlyFans duke i thënë “Ndoshta e bëj”.

Sidoqoftë nuk është e qartë nëse Musk e ka seriozisht këtë fjali. Jo më larg se në Janar ai tha se pret të jetë shef i Tesla-s për disa vite. Për më tepër, ai është i njohur për shakatë thumbuese, të cilat, siç ka pranuar, “jo gjithnjë qëllojnë në shenjë”.

Ndërsa muajin e kaluar, ai pyeti ndjekësit e tij në Twitter nëse duhet të shesë 10% të aksioneve të tij në prodhuesin e makinave elektrike, për të cilën shumica ranë dakord.  Që atëherë ai ka shitur aksione me vlerë rreth 12 miliardë dollarë.

Tags:

Home Art

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF