Babai i Dr. Florit dhe Alban Kondit ka ndërruar jetë, lajmin e hidhur e ka ndarë djali i tij artisti Alban Kondi.
“Fluturo me ëngjejt shpirti im” shkruan ai.
Për humbjen e tij kanë shkruar shumë miq të familjes e mes tyre me një mesazh në rrjetin e tij social Instagram na ka prekur të gjithëve Turjan Hysko.
“Xhaxhi Met atje te pret Florani qe e doje e te ngjante aq shume! Per te gjithe ne do mbetesh doktori i madh ne familjen Kondi! ❤️
Nje burre fisnik, i mencur, pozitiv, me librat e tu te pafundem, muziken klasike dhe vreshtat fiks si te kishe ardhur nga nje tjeter epoke!
Lamtumire shahisti qe nuk e mposhta asnje here!
P.s Sa here me pyesin, ore po Doktor Flori dhe Albani ku e gjeten talentin dhe miresine, u them: Mjafton te njihni baben e vet”, shkruan ai.
I ndjeri Muhamet ishte mjek kardiolog dhe në disa raste të rralla, e kemi parë në media teksa flet e jep mesazhe sensibilizimi pas vdekjes së të birit, Dr. Flori.