KreuArt

Pas të gjithë aludimeve…Bora Zemani tregon arsyen e vërtetë të operimit!

Moderatorja Bora Zemani, është kryefjala e mediave rozë prej kohësh dhe mbi të gjitha që nga dalja e saj në spektaklin e Big Brother VIP.
Një javë më parë Bora iu nënshtrua një ndërhyrjeje kirurgjikale. E para që e ndau këtë lajm ishte shoqja e saj e ngushtë, këngëtarja Semi Jaupaj.

Aludimet ishin të shumta lidhur me shkakun e ndërhyrjes kirurgjikale të moderatores, “Prive” ka mësuar se Bora i është nënshtruar një ndërhyrjeje në abdomen.
Prezantusja pas rikthimit në shown ‘Përputhen’ ka treguar se ka pasur nevojë për një ndërhyrje kirurgjikale dhe kjo e ka detyruar të shtihet në spital.


Pas rikthimit në ‘Përputhen’, Bora është surpizruar nga konkurrentët me një tortë me rastin e ditëlindjen së djalit të saj, Arborit.

Kjo ishte shumë emocionuese për të pasi djali i saj festoi 7-vjetorin larg nënës së tij, ndërkohë që moderatorja ndodhej në spital. Bora, me anë të një postimi në “Instagram” ka zgjedhur kujtimet e tyre për të uruar të birin, teksa i shpjegon se festën e ditëlindjes do ta shtyjnë pak ditë.

“Një pikë nga kujtimet tona… Je gjithcka për mua dashuri! Mami uron që edhe ne 100 vitet e ardhme të jesh një djalë i dashur, i mençur e që përcjellë vetëm energji pozitive tek njerëzit që të kanë afër. Ps: Të dua edhe kur na prishën planet e festës dhe ti si një djalë i rritur kupton cdo gjë…Do e shtyjmë vetëm pak fare,”- ka shkruar Bora.

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF