Adele, Ed Sheeran, Little Simz dhe Dave kryesojnë numrin më të madh të nominimeve ndonjëherë në Brit Awards.
Secili artist ka nga katër nominime, përfshirë nominime në kategorinë e re “Artisti/ja i/e vitit” që ka zëvendësuar çmimet “Artistja më e mirë e vitit” dhe “Artisti më i mirë i vitit”, dhe për çmimin “Albumi i vitit”. Çmime të reja janë shtuar këtë vit për të nxjerrë në pah përsosmërinë në zhaneret: alternative/rock, hip-hop/grime/rap, dance dhe pop/R&B, shkruan The Guardian.
Ndryshimi në çmimet gjinore erdhi pas kritikave për ceremoninë e vitit 2021 nga këngëtari jo-binar (i papërcaktuar në gjini) Sam Smith, identiteti gjinor i të cilit nënkuptonte se ai nuk mund të nominohej në kategorinë e meshkujve apo femrave. Smith tha: “Mezi pres një kohë ku shfaqjet e çmimeve mund të reflektojnë shoqërinë në të cilën jetojmë”.
Ndërsa këngëtarja Adele dhe Ed Sheeran janë nominuar për disa nga çmimet më prestigjioze të natës, duke përfshirë, albumin më të mirë dhe aktin më të mirë britanik. Adele, e cila kryesoi listat botërore me albumin e saj të rikthimit të viteve 30′, mori katër nominime, duke përfshirë çmimet për albumin më të mirë, artistin më të mirë dhe këngën më të mirë për “Easy On Me”. Nëse Adele arrin të fitojë të katra kategoritë, ajo do t’i bashkohet rekordit të Robbie Williams si me më shumë ‘Brit Awards’ nga çdo artist, me 13 çmime gjithsej.
Në mesin e të nominuarve ka disa artistë të njohur të suksesshëm; Dua Lipa kandidon për çmim në kategoritë pop/R&B dhe “Kënga e vitit”, pavarësisht se ka publikuar shumë pak muzikë të re. Këngëtarja pop nga South Yorkshire, Self Esteem, është nominuar për çmimin “Artisti/ja më i/e mirë”.
Ceremonia e ndarjes së çmimeve do të mbahet më 8 shkurt në Londër.



















