KreuArt

Aktori bën gjestin human në ditën e Krishlindjes, dhuron 25 shtëpi për të pastrehët

Aktori Arnold Schwarzenegger ka dhuruar 25 shtëpi për veteranët në zonën e Los Angeles, të cilët kishin jetuar më parë në rrugë.

Një gjest human në një ditë të veçantë si ajo e Krishtlindjes i cili është duartrokitur nga të gjithë. Aktori ka dhuruar jo pak por 25 stehë për disa familje veteranësh që nuk kishin patur kurrë një shtëpi dhe bënin një jetë rruge.

Me anë të një postimi në Twitter aktori ka treguar se e ka festuar krishtlindjen në mënyrën më të veçantë, duke i’u dhuruar shtëpi veteranëve në zonën e Los Angeles.
Ai u shpreh se ishte fantastike të kaloja edhe pak kohë me heronjtë tanë.

“Sot, festova Krishtlindjet herët. 25 shtëpitë që dhurova për veteranët e pastrehë u instaluan këtu në LA.Ishte fantastike të kalojmë pak kohë me heronjtë tanë dhe t’i mirëpresim në shtëpitë e tyre të reja”, shkroi Arnold.

Gjithashtu,ai i bëri thirrje organizatës jofitimprurëse “Village for Vets”, si dhe Zyrës së Sekretarit të Çështjeve të Veteranëve dhe Veteranëve Amerikanë (AMVets) që t’i ndihmojë ata.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF