KreuArt

“Më shave Serbisht”, sherri i fortë në BBV, Granit Xhaka i del në mbrojtje Big Mamës: Respekte

Spektakli i së premtes në Big Brother Vip është shoqëruar me një situatë të fortë debati mes këngëtares Big Mama dhe Antonela Berishës.

‘Sherri’ mes vajzave kishte nisur prej ditësh dhe shkaku sipas tyre ishin ngacmimet që ish-konkurrentja e ‘Përputhen’ kishte ndaj këngëtares dhe se kjo e fundit e kishte sharë në gjuhën Serbe Antonelën.

Situata e papritur në ‘Live Show’ bëri që Big Mama të shpërthente në akuza dhe ofendime ndaj konkurrentes tjetrër dhe vendosi në këtë pikë të lërë garën. Ky debat dhe largimi i saj nga shtëpia e Big Brother Vip solli reagime të shumta në rrjet. Të shumtë kanë qenë personat që e kanë mbështetur këngëtaren shqiptare.

Pavarësisht zërave pro dhe kundër reagimit të saj, futbollisti i njohur shqiptar, Granit Xhaka i ka dalë në krah këngëtares.

Xhaka ka postuar në rrjetin e tij social Instagram, një story ku shpreh mbështetjen ndaj këngëtares: Respekte Big Mama.

Kujtojmë që në intervistën e dhënë pas largimit nga shtëpia, artistja i kërkoi falje publikut për gjuhën e përdorur në ato momente po ashtu edhe mamasë së Antonelës por refuzoi në mënyrë kategorike ti kërkonte falje konkurrentes.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF