Ditën e sotme i futar në Big Brother Vip “Fan Club” ishte Dj PM i cili ishte i eleminuari i mbrëmjes së të premtes.
Në pjesën e parë të emisionit e gjithë biseda e të ftuarve i’u dedikua historisë së dashurisë mes Pajtimit dhe Sarës.
E ftuar ishte edhe motra e Sarës ku nuk munguan batutat mes tyre…
Dj PM i drejtuan një sërë pyetjesh lidhur me qendrimin e tij brenda shtëpisë dhe çështje të tjera.
Ndër të tjera ai u pyet nëse brenda shtëpisë së “Big Brother VIP Albania” ka ndodhur diçka më shumë se puthja mes tij dhe blogeres.
Pajtimi nuk nguroi të thotë se i dukej një veprim absurd. Ai thekson se ka parë shumë të flitet nëpër portale kjo temë, por “kurrë nuk do ta bënte”.
“Është një pyetje që ma kanë bërë shpesh dhe është shumë absurde edhe ta mendosh. S’e kisha bërë kurrë në një reality show. Puthjet kanë ndodhur, puthjet kanë qenë të shpeshta.”
Dj PM është larguar nga shtëpia e “Big Brother VIP” pa kolegun dhe mikun e tij Dj Arbrin . Ky i fundit, mëngjesin e djeshëm ka diskutuar lidhur me planin e paramenduar me Pajtimin dhe se duhet të lejë shtëpinë.
“Ne e kemi pas një muhabet non-stop që kur të dalim prej ktu, do dalim të dy bashkë dhe do na presin gjërat të dy jashtë. Ne hymë e si PM and Dagz dhe karrierën jashtë duam ta vazhdojmë si PM and Dagz.”



















