KreuArt

5 vite pa Bujar Lakon, Bojkeni ndan mesazhin e veçantë!

Prej pesë vitesh kinematografisë shqiptare i mungon madhështia e një aktori me vlerë si Bujar Lako.
Ai vlerësohej prej kolegëve të tij dhe prej kritikës si një aktor që arrinte të realizonte më së miri personazhet që interpretonte duke u futur thellë në psikoanalizën dhe lëkurën e personazheve.
Një artist brilant që jeton me veprat e tij.

Në këtë ditë përkujtimi, djali i tij, artisti Bojken Lako ka ndarë në rrjetin social “Facebook” një shkrim të ndjerë të Profesor Përparim Kabo, që teksa sjell në kujtesë kohën me të, ai shprehet se një shpirt njerëzor i mungon këtij vendi.

Nga Përparim Kabo:
“Pese vite pa Bujar Lakon…ishte i bute ne shpirt njerezor, ishte mik dhe bisedues i hapur, por ishte edhe i prere kur vinte re se kujtesa po thahej…Shkoi nje dite ne banke , atje prane shtepise , ne rrugen Myslym Shyri…Ne sportel shqiptoi si me ndroje emrin Bujar Lako, foli me ze te ulet sepse nuk donte te linte pershtypjen se po i pelqente  te dukej. Kurre nuk i kishte pelqyer dukja , mburrja apo pushtetputhja, ishte gatuar ndryshe. Kush, kush, e pyeti vajza e re e arkes…Bujari mendoi se ajo po habitej qe kishte kaq afer artistin, por jo nuk ishte keshtu…vajza nuk e njihte. Bujar Lako shqiptoi Bujo dhe ngriti pak tonin, nga ana tjeter perseri nje lloj indiferentizmi, vajza kerkonte ne kujtesen e kompjuterit…Ju nuk me njihni mua , e pyeti Bujari…Jo i tha vajza. Si nuk me keni pare kurre? Jo vazhdoi ajo me naivitet. Po ndonje film shqiptar nuk keni pare? Po,…po edhe kam pare…Atje Bujari heshti,u ligeshtua shume….rrudhi ballin…mos tha me vete se brendshmi…per se gjalli dhe nuk po na njohin…Iken 5 vite Bujar Lako, vendi ashtu eshte si e ke lene, lesh e li…me pseudoheronj, me cuba, me harlekine…me karnavale…me pak drite, me pak art, me pak shpese…

Bujo librin tim Antropologjia e Artit me dy vellime ia dhurova Mires gruas tuaj…bera dhe nje shenim ne faqen e pare, nje dedikim per artin tend…me shkruajti e me falenderoi, ishte prekur dhe qe ndjere krenare per ty Bujar Lako.Ne dite te shenuara dergojme mesazhe edhe sot pas teje do i shkruaj edhe asaj …Me Bojkenin pershendetemi shpesh…ja keshtu mik…ecin ditet, ecin netet, capiten muajt e javet dhe zvarriten vitet ne Shqiperine tone…Por nje film ashtu si dikur nuk po e shohin…s’ka me Bujar Lako…Ndoshta atyre aneve pertej…ne boten e eterit filmat qe ju krijoni jane te vertete…ndoshta…

Eshte e diele sot, nje dite me diell Bujar Lako…Si te tha Sander Prosi te Udha e Shkronjave…keto germa jane flori e kaluar floritit or Tunxh…por Ndrio e kishte thiken ne gji per ta ngulur pas shpine…keshtu kemi ngelur Bujar…Po te percjell duke sjellur ne mendje ate muzik te bukur te ndjere te Kujtim Laros…e ti mbi kale shkoi drejt diellit ….
Pkabo 26 dhjetor 2021”.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF