Këngëtarja Sinead O’Connor u paraqit me kostum ngjyrë rozë në funeralin e djalit të saj 17-vjeçar. Daily mail raporton se këngëtarja është ‘kryqëzuar’ nga fansat për paraqitjen e saj.
Shumë kometues e kanë quajtur të papranueshme, ndërsa disa kanë thënë që ajo e di se çfarë ka dashur djali i saj.
O’Connor mbajti një përkujtim në shtëpi të shtunën për djalin e saj, ku morën pjesë rreth 50 persona, përfshirë babanë e tij Donal Lunny.
Këngëtarja e sqaroi në Twitter se veshja e saj lidhet me dëshirën e djalit të saj të ndjerë Shane.
“Sapo i thamë lamtumirë engjëllit tonë të bukur, Shaney. Ceremoni shumë e bukur hindu. Shane do ta kishte dashur këtë.’-shkruan ajo.
Sinead konfirmoi të shtunën e kaluar se Shane, të cilin ajo e përshkroi si “dritën e jetës së saj”, kishte vrarë veten pasi u arratis nga spitali ndërsa ishte në rojë për vetëvrasje. Djali 17-vjeçar, Shane ishte raportuar i zhdukur dy ditë para vdekjes së tij. O’Connor kishte thënë më parë se ishte “në vëzhgim vetëvrasjeje” në Spitalin Tallaght.



















