Beatrix është shumëpërfolur për pjesmarrjen e saj në “Big Brother Vip” dhe vazhdon të jetë në vëmendjen e publikut edhe pas daljes së saj.
Ajo ç’ka mori vëmendjen në natën e spektaklit ishte reagimi në lot i pothuajse të gjithë banorëve për largimin e saj , por mbi të gjitha i Donaldit i cili i la asaj edhe një porosi.
“Nëse ke diçka, merr Romeon në telefon nëse ke shqetësim, për çdo gjë”, dhe më tej ja kërkon këtë në formë premtimi… “Ma Premto”- i thotë Donaldi.
Ndërsa ish-banorët e BBV treguan arsyen sipas tyre se pse doli Beatrix.
Kledi: Mendoj që Einxhel ka dhënë më shumë se Beatrix. Loja do jetë më ‘fair’ se nuk ka çifte.
Sabiani: Kanë votuar që Donaldi të vazhdojë lojën i vetem.
Paloma: Tani fillon BB i vërtetë. Ishte me dy lojtar të fortë.
Dagz: Unë që Triksa u largua për të njëjtë arsye si unë. Nuk ka qenë e interesuar për lojën. Tani është koha të shohim lojë.



















