
Ndërsa kompanitë kinematografike po rifillonin të shfaqnin përsëri filma në kinema në fund të vitit të kaluar, varianti Omicron po përhapej me shpejtësi, duke detyruar një rikthim tek modeli hibrid, duke i nxjerrë filmat në qarkullim njëkohësisht në kinema dhe në platforma transmetimi me bazë internetin. Tani që mënyra tradicionale e shikimit të filmave të ri ka ndryshuar, industria e filmit përballet me pyetjen se si duhet matur suksesi i një filmi në kohën e pandemisë së COVID-19.
Filmi “Spider-Man: No Way Home” i tejkaloi të gjitha pritshmëritë financiare pas debutimit në kinema. Sipas Forbes.com, historia e tretë e serisë së filmave ekskluzivë të Spider-Man-it, ku personazhet kryesore luhen nga aktorët Tom Holland, Zendaya dhe Benedict Cumberbatch, solli një fitim të jashtëzakonshëm prej 1.63 miliardë dollarësh në mbarë botën që kur filloi të shfaqej në kinema në dhjetor, duke e bërë atë filmin më të suksesshëm nga fitimet të kompanisë Sony. Filmi ende nuk është shfaqur në Kinë, thote VOA.
Sipas Insider.com, tre filmat më të suksesshëm vitin e kaluar ishin prodhuar nga kompania Marvel, “Spider-Man: No Ëay Home”, “Shang-Chi and the Legend of Ten Rings” dhe “Venom: Let there be Carnage”. Të gjithë këta filma u shfaqën në kinema, pavarësisht ndryshimit të situatës me pandeminë.
Nga ana tjetër, filmat e shumëpritur si “The Matrix Resurrections” i regjisores Lana Ëachoëski dhe filmi “Dune” i regjisorit Denis Villeneuve u shfaqën në mënyrë hibride, në kinema dhe platformat në internet dhe patën një paraqitje më të dobët. Sipas Variety.com, regjisori Denis Villeneuve fajësoi vendimin e kompanisë Ëarner Bros për ta transmetuar filmin në platforma hibride, pra në kinema dhe internet, për paraqitjen e tij të dobët. Por Angela Ëatercutter e kompanisë Ëired.com thotë se nuk ka një matës të vetëm të saktë që mund të tregoj se sa i suskseshëm ka qenë një film i shfaqur në platformat hibride, sepse nuk është e qartë se sa njerëz kanë parë filmin në shtëpi, pasi llogaritë e shërbimeve të shfaqjes së filmave në internet shpesh ndahen mes anëtarëve të një familje dhe miqve.



















