KreuArt

Komenti i Di Caprios për trupin e saj, që i ndryshoi jetën Kate Winslet!

Kate Winslet nuk i ka fshehur asnjëherë problemet që ka hasur në jetë, sidomos në hapat e parë të karrierës, me format e saj të kolme fizike. Edhe pse e bukur dhe e talentuar, ajo dukej se nuk I përmbushte standardet e shoqërisë për “trupin perfekt”. Kur ishte më e re, përherë  i thonin se do të merrte vetëm rolet e “vajzës së shendoshë”.

Kur ishte vetëm 19 vjece, aktorja u gjend në breshërinë e hapur të tabloidëve që komentonin mbi peshën e saj dhe raportonin mbi dietën e supozuar që ajo mbante.

Të gjitha këto reagime ia ulën ndjeshëm vetëbesimin. Por gjatë xhirimeve të Titanikut, Leonardo DiCaprio, me të cilin sot janë shumë miq,  i tha diçka për trupin e saj që praktikisht, i ndryshoi këndvështrimin mbi veten.

Është vërtet e rëndësishme që ti të përqafosh këtë që je”, qe shprehur ai. Kur ajo e pyeti se çfarë donte të thoshte me këtë, ai tha se ka shumë gra që besojnë se e vetmja mënyrë për të qenë të suksesshme, të dashura dhe të bukura është të jenë të dobëta, sepse këto modele u tregohen, por kjo nuk është e vetmja zgjidhje për të rritur suksesin, qoftë edhe në Hollivud.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF