
Pasi gjithë mediat në botë flasin për shtatzaninë e Rihanës shumë shpejt përsëri e gjithë vëmendja botërore do të jetë tek ajo pasi planet për dasmë kanë filluar.
Rihanna thuhet se do të martohet me të dashurin A$AP Rocky në Barbados pas lindjes së fëmijës së tyre. Dailymail shkruan se këngëtarja dhe partneri i saj reperi, njoftuan se po prisnin këtë javë fëmijën e tyre të parë. Dhe tani çifti thuhet se po planifikojnë të thonë ‘PO’ në atdheun e Rihanna-s.
“Rihanna është goditur plotësisht nga A$AP. Ata kanë një lidhje shumë të ngushtë dhe Rihanna ka qenë gjithmonë mjaft tradicionale. Ata do të martohen, me siguri. Ajo u ka thënë miqve se dëshiron të jetë me të përgjithmonë, dhe ai ka thënë të njëjtën gjë. Nuk ka ende plane se kur do të jetë dasma, por nuk do të jetë para se fëmija të lindë. Ajo gjithmonë ka dashur të martohet dhe A$AP është personi i saj i përjetshëm,’ tha një burim.
Këngëtarja përballoi temperaturat e ulta për të bërë një njoftim shumë të rëndësishëm… është shtatzënë! Në stilin e vërtetë RiRi, ajo shfaqi stilin e saj me një pallto vintage Chanel dhe xhinse Vetements, takat Amina Muaddi dhe bizhuteritë tipike të saj.



















