KreuArt

Fituesit e Sanremos, Mahmood & Blanco do të përfaqësojnë Italinë në Eurovision 2022

Fituesit e Sanremos, Mahmood & Blanco do të përfaqësojnë

Mahmood & Blanco janë artistët që u kurorëzuan mbrëmë fituesit e Festivalit të 72-të të Muzikës në Sanremo dhe do të jenë  përfaqësuesit e Italisë në Eurovizionin e këtij viti, i cili zhvillohet në Torino më 14 maj.
Fituesit u shpallën nga votimi i jurisë së Sanremos dhe publikut.

Për këngëtarin Mahmood Ishte hera e dytë me fat që fitoi Sanremo. Në vitin 2019 ai ka qenë sërish fitues me këngën e tij ‘Soldi’ dhe u rendit në vendin e dytë në Eurovision Song Contest në Tel Aviv atë vit.

Këtë herë Mahmood do t’i bashkohet 18-vjeçari Blanco në skenën e Eurovision 2022 që zhvillohet në tokën italiane pasi grupi romak Måneskin fitoi Eurovizion-in  vitin e kaluar.

Mahmood & Blanco ishin cilësuar si favoritët për të fituar Sanremo.
Një moment shumë emocionues ndodhi kur u shpall rezultati fitues, këngëtari doli nga skena për të përqafuar nënën e tij.

Çmimi i dytë shkoi për Elisa (e cila fitoi Sanremo në 2001 me hitin masiv Luce), ndërsa në vendin e tretë ishte këngëtari veteran italian Gianni Morandi për këngën e tij “Apri tutte le porte”.

Mbrëmja finale e Sanremos u prezantua nga mikpritësja dhe drejtori artistik i festivalit Amadeus dhe bashkë-prezantuese nga aktorja romake Sabrina Ferilli.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF