Taliatele me çokollatë me bajame, fara pishe dhe portokall
Përbërësit: 300 gr mielli, vaj ulliri, 100 gr kakao, 30 gr çokollatë të zezë, 200 gr gjalpë, lëkurë portokalli, 50 gr bajame, 50 gr fara pishe
Përgatitja: Përgatitni brumin me miell për pasta dhe përziejeni me kakaon e pa ëmbëlsuar. Shtoni vezët, vajin dhe çokollatë të zezë të cilën e keni shkrirë në një banjomari. Përziejini të gjitha derisa të krijohet një brumë tipik për pasta dhe më pas me anë të një petësi, hapeni në trashësinë e petës së taliateles. Me anë të një vizoreje pritni brumin sipas dëshirës dhe lëreni fijet të thahen.
Ndërkohë përgatitni salcën: hidhni gjalpin dhe vajin në një tigan, shtoni fetat e bajameve dhe farat e pishës. Skuqini për disa minuta me pak kripë. Qëroni portokallet dhe pritini në shirita. Vendosini në një tavë me sheqer kaf për t’i karamelizuar. Vendosini në një letër furre dhe vendosini për pjekje për disa minuta. Hiqini nga zjarri dhe pasi të ftohen pritini gjysmën në kubikë dhe shtojini në përgatitjen që keni në tigan. Shtoni taliatelet në tigan duke i lënë pak të lagura.
Shërbejini dhe hidhini sipër lëkurën e mbetur portokallit dhe disa grimca çokollatë.



















