KreuArt

E konfirmuan publikisht! Jo Graniti, ja kush është i dashuri i Fifit

Pas pjesmarrjes së Fifit në Big Brother Vip vëmendja ndaj saj ka qenë edhe më e madhe  lidhur me karrierën por mbi të gjitha, jetën personale.

Kur të gjithë po prisnin një lidhje të mundshme me Granitin ka ardhur konfirmimi i saj se është në një lidhje dashurie me Adis Patushin. Këtë të fundit e njohim të gjithë si ish-bashkëshortin e modeles Adrola Dushi të cilët kanë edhe një djalë nga martesa e tyre.

Rreth një muaj më parë, Fifi postoi një foto në krah ish-bashkëshortit të Adrolës, të cilin e shoqëroi me mbishkrimin: “c’du unë me ty Adis Patoshi”

Zërat në rrjet ishin të ndyshëm disa mendonin se mes tyre kishte një raport dashuri e të tjerë shpreheshin se mund të bëhej fjalë për miqësi apo ndonjë marrëdhënie pune, sepse lidhjen e dashurisë e prisnin me Granitin. Mirëpo tashmë ata e kanë konfirmuar se mes tyre ka lindur një histori dashurie dhe ky konfirmim nuk mund të vinte më bukur se përballë të gjithë publikut që po dëgjonin këngëtaren në një koncert të saj në Durrës.

Kur të gjithë ishin duke brohoritur “Puthe , Puthe” ka ardhur edhe një puthje nga Adis për artisten duke konfirmuar kështu të gjithë zërat për një raport të mundshëm.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF