KreuArt

Rita Ora flet për vështirësitë në Mbretërinë e bashkuar, gjithmonë zemrën në Shqipëri!

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare Rita Ora ka pozuar për kopertinën e revistës ‘Elle’ në Spanjë, për muajin mars. Në intervistën ekskluzive të revistës, ylli ndërkombëtar ka treguar se si ka qenë për të të rritej si një emigrante në Mbretërinë e Bashkuar. Shqiptarja shprehet se shumë herë është ndjerë e përjashtuar për shkak të prejardhjes së saj. Muzika për të ka qenë një mjet për tu rritur si një njeri që nuk e harron origjinën, por që nuk dëshiron të ketë as përkatësi, pasi zemra e saj ndahet mes Londrës, Shqipërisë e Kosovës.

Rita reflektoi mbi edukimin e saj dhe vështirësitë me të cilat u përball për shkak të origjinës së saj dhe sesi e përdori muzikën për të përballuar rritjen pa ‘vendin e përkatësisë’.

“Mendoj se sfida e vërtetë ishte se ndihesha si një e huaj dhe se nuk kisha një vend që i përkisja. Po, kjo ishte gjëja më e vështirë për mua, por, siç e kam theksuar edhe më parë, muzika më ndihmoi shumë për të përballuar ato ndjenja. Ishte mënyra ime për t’u lidhur me botën. Kjo është fuqia e muzikës: ajo na lejon të krijojmë lidhje me njerëz që ndryshe nuk do t’i kishim, na jep ndjenjën se nuk jemi vetëm në këtë planet. Për pjesën tjetër të jetës sime do të ndiej një dhimbje të pafund për refugjatët, sepse unë jam një e tillë dhe do të jem gjithmonë,”- shtoi më tej ajo.

Rita Ora ka lindur në Prishtinë nga prindërit e saj shqiptarë, Vera, një psikiatre dhe babai i saj Besniku, një pronar i një lokali në Londër, që kishte studiuar më parë për ekonomi.
Këngëtarja 31 vjeçe, u largua nga Kosova dhe u transferua në Angli në vitin 1991. Ajo u rrit në lagjen Notting Hill të Londrës dhe më vonë ndoqi shkollën e arteve “Sylvia Young” në kryeqytetin britanik.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF