
Atëherë kur nuk e prisnim u njohëm me vendimin e çiftit të këngëtarëve më të dashur nga publiku për t’u ndarë, sot 4 muaj pas ndarjes nga Shawn Mendes, Camila Cabello ka thyer heshtjen dhe ka treguar arsyet pse vendonin t’i ndanin rrugët.
Ndonëse dy yjet dukej se po jetonin një dashuri të madhe dhe ishin shndërruar në një nga çiftet më të dashur dhe më të diskutuar të showbiz-it, ata vendosën të ndaheshin në nëntor.
“Përshëndetje djema, ne kemi vendosur t’i japim fund lidhjes, por dashuria që kemi për njëri-tjetrin si qenie njerëzore është më e fortë se kurrë. Marrëdhënien tonë e kemi nisur si miq të ngushtë dhe do të vazhdojmë të jemi të tillë.
E vlerësojmë mbështetjen tuaj që nga fillimi e deri më sot.” , shkruanin ata.
Në një intervistë, këngëtarja tha se vitet kalojnë dhe dëshirat e saj, si dhe mënyra se si i sheh gjërat ndryshojnë.
“Me kalimin e viteve, prioritetet e mia ndryshojnë. Ndjej se e njëjta gjë është e vërtetë për të dy. Ne të dy e filluam karrierën shumë herët dhe tani duhet të mësojmë të sillemi si të rritur.”, tha ajo.
Ajo shtoi: “Prioritetet e mia po ndryshojnë, si dhe gjërat në të cilat po fokusohem në jetën time”. – u shpreh Camila në intervistë.



















