KreuArt

Bashkpunim midis vajzës së Ilir Shaqirit dhe Ylli Limani? Këngëtari tregon arsyen e refuzimit

Fituesi i Big Brother Albania Vip, Ilir Shaqiri është rikthyer në Itali pas fitores së madhe. Në rrjetet sociale, fituesi i edicionit të parë të “Big Brother” ka treguar edhe detajet e para nga rikthimi në shtëpinë e tij në Romë, që e la para më shumë se 4 muajsh. Duke qenë se tashmë ai arriti çfarë dëshironte, balerini kërkon të fusë në rrugën e artit dhe të famës edhe të bijën.

Emily prej kohësh merret me kërcim dhe muzikë, dhe është mjaft e talentuar, me sa duket babai i saj ka dëshirë që e bija të nisë rrugën e artit edhe në Shqipëri.

Iliri ka folur shpesh gjatë rrugëtimit të tij në “Big Brother VIP” për talentin e vajzës së saj në këngë, duke kërkuar nga këngëtari i njohur Ylli Limani një bashkëpunim në muzikë.

Në një intervistë për “Top Albania Radio”, rreth kësaj çështje është pyetur këngëtari Ylli limani, ai tha se do kishte pasur dëshirë të shkruante një këngë Emily, sepse në bashkëpunime është i vështirë.

“I kam parë pamjet kur Ilirit ia vendosin këngën e gocës dhe normale që emocionohet se është baba. Edhe unë emocionohem. Ka një zë shumë të bukur. Për bashkëpunim nuk është se kemi diçka konkrete. Më shumë kisha pasur qejf të kisha autorësinë e këngës së saj. Unë dua ditë, javë, ndonjëherë edhe vite që të më bindë dikush të bashkëpunoj, sepse jam shumë tekanjoz dhe specifik. Unë krijoj rrallë për dikë tjetër, sepse nuk ndihem mirë. Ti shkruan diçka që të ka dalë nga shpirti dhe ia jep dikujt tjetri. Unë dua të jem në paqe me veten, sepse je duke i plotësuar dikujt ëndërr dhe duhet të kujdesesh për ta bërë sa më të bukur”, – tha ai.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF