Pasta Rummo, një shije unike!
Pastat Rummo janë ekskluzitivitet i Lmcomercial dhe i gjeni në të gjitha supermarketet e shqipërisë!
Ne besojmë se makaronat janë pjesë e veçantë e artit të kulinarisë Shqiptare. Për këtë arsye e respektojmë kënaqësinë për ushqim të mirë, duke i ofruar konsumatorëve produkte ekselente, siç janë pastat Rummo! Ato vijnë pas një eksperience mbi 170 vjeçare duke sjellë pastat më të mira, me një shije unike, sepse sekreti i tyre lidhet me zgjedhjen e miellit më të mirë dhe recetave më të mira në prodhimin e dhjetëra varieteteve të makaronave, të cilat gjenden edhe në Shqipëri.
Spageti me hudhër dhe spec djegës
Shija e pastave Rummo edhe në një pjatë të thjeshtë është vërtet unike.
Përbërësit: 360g Spaghetti N° 3 Rummo, 1 thelp hudhër, 15g spec djegës, 60ml vaj ulliri ekstra i virgjër
Përgatitja: Qëroni hudhrat, hapni specat, pastrojini nga farat dhe skuqini në një tigan ku keni hedhur vaj ulliri. Ndërkohë në një tenxhere zieni ujin, shtoni pak kripë dhe sapo të vlojë hidhni pastat. Lërini të ziejnë spagetin për 9 minuta. Kullojini dhe më pas kalojini në tigan duke e rregulluar me hudhrën dhe specin djegës.
Botuar në BORDO mars 2022!



















