Këngëtarja dhe prezantuesja e njohur, Inida Gjata( Kreuz) e njohur nga publiku si Zhaku është në pritje të ëmbël për t’u bërë nënë për herë të parë. Lajmin e bukur ajo e ndau me ndjekësit e saj në Instagram, ku publikoi një foto me barkun e rrumbullakosur dhe duket se e ndan shumë pak kohë që ëngjëlli i saj të vijë në jetë.
Zhaku jeton në Gjermani prej shumë vitesh me të dashurin e saj gjerman, Christian Kreuz, emri i artit i të cilit është Dakar, dhe pavarësisht të gjithave lajmeve që mes tyre ka pasur krisje në çift ata janë të lumtur sëbashku dhe familja e tyre po zgjerohet.
Kujtojmë që vite më parë Zhaku është shprehur se arsyeja pse nuk kishte një fëmijë lidhej me një sëmundje që i shkaktonte pengesë. “Nuk doja të kaloja në shumë detaje mjekësore. Është një problem që kam në mitër që e pengon procesin. Kam një tumor beninj i cili shkakton një lloj pengese. Gjithsesi nuk mendoj se në këtë moshë që jam, dua ti shkoj nga mbrapa fëmijëve”, u shpreh ajo në një intervistë vite më parë.
Ndonëse daljet apo postimet në rrjete sociale nga Zhaku kanë qenë të pakta ky i fundit ishte i mirëpritur nga të gjithë.



















