
Një gazetar amerikan u vra dhe një gazetar tjetër u plagos nga forcat ruse në qytetin Irpin jashtë kryeqytetit të Kievit.
Sipas mediave ndërkombëtare lajmin e bëri të ditur shefi i policisë rajonale të Kievit.
“Pushtuesit vrasin në mënyrë cinike edhe gazetarë të mediave ndërkombëtare që po përpiqen të tregojnë të vërtetën për mizoritë e trupave ruse në Ukrainë. Një korrespondent 51-vjeçar i mediave me famë botërore u qëllua sot në Irpen.Një gazetar tjetër është plagosur. Tani po përpiqen ta largojnë viktimën nga zona e luftës”, shkroi shefi i policisë Andriy Nebytov në Facebook.
Mediat sociale e identifikojnë gazetarin si regjisorin e filmave dokumentarë Brent Renaud. Kreu i policisë ukrainase Nebytov postoi një foto grafike të supozuar të trupit të Renaud në Facebook, si dhe foto të pasaportës së tij amerikane dhe kredencialet e medias të lëshuara nga The New York Times.
“Sigurisht, profesioni i gazetarit është një rrezik, por shtetasi amerikan Brent Renaud e pagoi jetën e tij për përpjekjen për të nxjerrë në pah zgjuarsinë, mizorinë dhe pamëshirshmërinë e agresorit,” tha Nebytov



















