KreuArt

Fundjavë në Bovillë!

Fundjavës mos planifikoni asnjë udhëtim jashtë Tiranës, pasi vetëm pak minuta larg kryeqytetit do të zbuloni një destinacion i cili do t’ju bëjë për vete me magjinë dhe adrenalinën. Bovilla i njohur ndryshe si ujëmbledhësi i kryeqytetit, prej pak kohësh është kthyer në një vend i cili ka shumë për t’u zbuluar, nga panorama fantastike, tek sportet ekstreme, e padyshim ushqimi i shijshëm i cili shërbehet në këtë zonë. Udhëtimi mund të realizohet në grup, të cilat nisen zakonisht fundjavave na kryeqyteti, por nëse do të shkoni në mënyrë individuale, është mirë të zgjidhni një mjet i cili i reziston rrugës tipike malore.

Pwrgjatw rrugws mund tw bwni disa ndalesa tw shkurtra, njw prej tyre wshtw ura e fshatit, e cila wshtw njw urw e lwvizsshme prej druri qw gjendet tek kanionet pwrgjatw.

Mbwrritja nw Bovillw realizohet brenda 40 minutash dhe pasi tw keni arritur, mund tw bwni njw ngjitje nw  majwn e malit tw Gamtit, ku pwrveçse do tw argwtohenim mund tw realizoni edhe foto panoramike tw mrekullueshme. Pwrgjatw ngjitjes, zakonisht grupet bwjnw njw ndalesw pwr tw konsumuar diçka nw zemwr tw natyrws. Sapo tw arrini nw majw, pasi tw çlodheni dhe tw shijoni pamjen, me mushkwritw e mbushura me ajrin e pastwr, mund tw organizoni lojra tw ndryshme.

Liqeni i Bovillës është ujëmbledhësi më i madh i Tiranës. Ai furnizohet me ujë nga lumi Tërkuzë, i cili buron nga pjesa veriore e Malit me Gropa dhe ujërat e shirave të kodrave përreth. Liqeni rrethohet nga një kurorë malesh, si malet e Brarit, mali i Gamtit në të cilat zhvillohet edhe sporti i kacavjerrjes. Nga çdo lartësi e maleve rretheqark liqenit, mund të shijohet pamja spektakolare e peisazhit. Në këtë zonë zhvillohen edhe sportet e ngjitjes dhe ecjes malore dhe çiklismi malor. Rruga nga Tirana deri në fshatin Zall-Herr është e asfaltuar. Më pas procedohet në një segment rural por të kalueshem edhe për makinat e vogla.

Ata që janë të dashuruar me natyrën, mund të kalojnë aty natën në zemër të natyrës, duke ngritur një kamping me miqtë për të shijuar përendimin dhe lindjen e diellit. Po aty mund të vendosni një zgarë ku mund të piqni produkte vendase, nga mishi deri tek vera apo rakia.

 

Sporte dhe argwtim

Nëse jeni i apasionuar pas sporteve ekstreme, kacavjerrja është i duhuri për ju, grupe të rinjsh, mes tyre amatorë dhe profesionistë i ngjiten shkëmbinjve, që janë të shumtë në këtë zonë, përzier me lojrat në natyrë. Po ashtu nëse dëshironi të kridheni në ujrat e liqenit, në verë ai është më i përshtatshëm, por tani mund të bëni një udhëtim me barkë tej për tej, për të zbuluar vende që nuk i kishit menduar se ekzistojnë.

 

Gastronomia

Pikwrisht nw kwtw zonw mund tw gjeni edhe disa restorante qw ofrojnw nga ushqim i i rafinuar, deri tek ai tipik i tiranasve. Gjatë verës aty hapet një bar-restorant i vogël pranë lumit ku mund të rrini në ujërat e freskëta ose të shijoni një pije freskuese dhe ushqim lokal.

 

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF