KreuArt

Rrëfehet Ronela Hjati, të gjitha ndjesitë nga ‘Ethet e së premtes’ tek Eurovizion

Rrëfehet Ronela Hjati, të gjitha ndjesitë nga ‘Ethet e

Këngëtarja Ronela Hajati, e cila këtë vit përfaqësoi Shqipërinë në “ Eurovizion Song Contest” me këngën “Sekret” ka folur në një rrëfim të gjatë lidhur me rrugëtimin e saj në muzikë.

Së fundmi e përfolur shumë për përfaqësimin e saj në Eurovizion 2022 artistja është shprehur se e dëshironte shumë pjesëmarrjen në atë skenë muzikore. E ftuar në “të pathënat” në “A live night”, Ronela tha se ishte e vetëdijshme që kënga e saj do mbështetej shumë, dhe nëse nuk fitonte, do shahej. Arritja më e madhe, sipas saj do të ishte kualifikimi në finale.

“Të gjithë artistët e kanë me qejf Eurovizionin, më beso. Të gjithë duan të shkojnë në atë skenë, sepse në Europë ajo është skena më e madhe muzikore, që shqiptarët kanë mundësi të shkojnë. Ti do të jesh i suksesshëm, në Europë e të gjithë botën, se të gjithë jetojmë me ëndrra. Këto janë ëndrrat e para që përjetojnë artistët. Një skenë që mund të jetë prekshme dhe që edhe mund ta arrish, është Eurovizioni. Kisha një material, që mendoja që pasi të bëhej anglisht nëse fitoja, mendoja që mund të dilte bukur. Kam punuar shumë me Marko Polon, Briz Musarain, shumë për këtë këngë. Kemi punuar ditë e natë për të dalë një këngë të një niveli që e meritonte të shkonte në festival dhe të fitonte. Në festivale të tjera, unë nuk kam marrë asnjëherë çmim të parë, gjithmonë jam vlerësuar por asnjëherë të madhin fare. Sa herë nuk i kam fituar, kam thënë ej ti e meritoje me fitu. Është absolute që nuk është më një sekret që kur të arrish një moment që e do shumë do kesh përplasje. Kënga që shkon në Eurovizion mbështetet, dhe kur nuk fiton, do shahet. Që të futem në finale për mua do ishte një arritje shumë të madhe,”- tregoi Ronela.

Këngëtarja u kthye pas në kohë me pjesmarrjen e saj në “Ethet e së premtes”, ku ndër të tjera e kujton se mos kualifikimi për në 10 më të mirët ishte një moment që e kishte përjetuar shumë keq.

“Mu fut një ide në kokë sikur isha në superstar, që më kërkonte gjithë bota. Më pëlqente si ide të më ftonin, kanë qene “Ethet e së premtes”. Ju luta familjes, kam bërë ndonjë skenë atëherë. U bë një ditë shtesë dhe kam shkuar grup i fundit fare. Kisha ca ngjitur, këndoja me vete që të dëgjonin ata kush isha unë. Dola atje, thash ky është momenti yt. Është shumë e veçantë, shumë mirë thanë ata, ngela unë. Ata thanë po. Më pyetën sa vjeç je, si thoja dot që isha 12. Thanë nuk lejohet, i thash ju më thatë po. Kur nuk u futa në 10 më të mirët, thash jam e vogël. Kur shkova në shtëpi u mbylla në banjë qava me një peshqir se nuk doja ta merrte njeri vesh“ tha Ronela

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF