
Ukraina është shpallur fituese e Eurovizion 2022! Pas kësaj fitorje të bujshme ka ardhur edhe reagimi i presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky i cili ka falënderuar orkestrën Khalush, teksa ata morën në shtëpi titullin e fituesve të Eurovision Song Contest.
“Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën!” ka shkruar Zelensky në Facebook, duke lavdëruar Orkestrën Kalush pasi mposhtën 24 konkurrentë të tjerë nga mbarë bota.
Ukraina e fitoi “Eurovision Song Contest”, duke ngjallur një interes të lartë të mbështetjes publike në të gjithë Evropën për kombin e goditur nga lufta dhe të nxitur nga një melodi infektive e hip hopit popullor.
Kënga “Stefania” e konsideruar si melodi infektive e hip hopit popullor nga Orkestra Kalush mundi 24 konkurrentë në finalen e eventit më të madh të muzikës live në botë.
Me anë të një postimi në Instagram Zelensky ka falenderuar orkestrën fitimtare dhe të gjithë ata që i mbështetën dhe votuan.
“Guximi ynë i bën përshtypje botës, muzika jonë pushton Evropën! Vitin e ardhshëm Ukraina do të presë Eurovizionin!
Për herë të tretë në historinë e saj. Dhe unë besoj – jo e fundit.
Do të bëjmë çmos që një ditë të presim pjesëmarrësit dhe të ftuarit e Eurovizionit në Mariupol.
E lirë, paqësore, e rindërtuar! Faleminderit që fituat @ Kalush.official dhe të gjithëve që votuan për ne! Jam i sigurt se korda jonë fitimtare në betejën me armikun nuk është larg. Lavdi Ukrainës!”, është shprehur ai.



















