“Martesa” është dasma ku të gjithë jeni të ftuar ndaj nuk duhet të mungoni.. Një dasmë ku do ti gjeni të gjitha; një propozim për martesë, një martesë e konsumuar, një martesë e kurdisur.
Një dasmë plot me kushërinj e kushërira, ku ndodh gjithçka. “Martesa” është një komedi gazmore e frymëzuar nga 4 lojërat me një akt të Anton Çehov.
Një djalë i ri, i dashuruar, vendos të propozojë vajzën e ëndrrave të tij për martesë, mirëpo situata shkon në një debat mbi pronat, ku përfshihet gjithë familja.
“Martesa” është një shfaqje me regji dhe përshtatje të Driada Dervishi, ku Gentian Zenelaj në rolin e Ivan Ivanoviç Tolkaçov, Andia Xhunga në rolin e Sofia Karlovna Gavrilova, Amos Zaharia në rolin e Ivan Vasiljeviç Llomov, Adelina Muça në rolin e Natalia Stepanovna, Suela Bako në rolin e Ana Martinovna, Gjergj Doçi në rolin e Stefan Stepanoviç Çubukov, Mimoza Marjanaku në rolin e Elena Ivanovna Popova, Xhejni Fama në rolin e Grigor Stepanoviç Smirnov, luajnë gjithashtu edhe Alesia Xhemalaj dhe Jaho Guma.
Shfaqjen mund ta ndiqni në datat, 21, 22 dhe 23 maj, në orën 19:30 në Amfiteatrin e Liqenit në Tiranë.



















