
Me një dasmë surprzë për publikun dje, u martua zyrtarisht balerini shqiptar Ilir Shaqiri, me partneren e tij Emanuela.
Një dasmë tradicionale që nisi me ceremoninë e celebrimit buzë detit në Durrës dhe përfundoi në orët e para të mëngjesit të sotëm me një super festë mes shumë të ftuarve vip.
Mes të ftuarve ishin edhe shumë nga ish-banorët e BBV, por mungonte Sabiani, i cili ka patur një mardhënie shumë të ngushtë me Ilirin.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale shihet mungesa e ‘vëllait’ të Ilirit, Sabianit.
Sipas pamjeve Sabiani nuk u pa në asnjë moment dhe duke parë postimet e tij në Instagram ai ndodhej në Vlorë me djalin e tij të vogël dhe një mik.
Prej kohësh është përfolur për një krisje të marrëdhënies Sabian-Ilir ku dhe vetë këngëtari i ftuar te emisioni i vëllezërve Veshaj tha se u ndje i tradhëtuar nga ‘vëllaçko’, mirëpo disa ditë më vonë ai publikoi një story ku i kishte bërë tagg Ilirit dhe e shoqëroi me shprehje ‘Qentë le të lehin, karavani të shkojë përpara’.



















