
Dy këngëtaret shqiptare me famë botërore, Dua Lipan dhe Rita Orën së shpejti do t’i kemi në Tiranë. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se pas finales së “Conference League”, kryeqyteti do të fillojë përgatitjet për të pritur dy koncerte të mëdha. Koncerti i Ritës do të mbahet në fund të verës ndërsa i Duas në prag të festave të fundvitit.
Duke folur për Top News, Veliaj u shpreh:“Të gjithë duhet të gëzohemi kur Tiranës i vijnë aktivitete të tilla të mëdha. Me të mbyllur finale e 25 Majit, do të fillojmë përgatitjet për koncertin e madh të Rita Orës në fund të pushimeve, dhe të Dua Lipës pranë festave të fundvitit”.
Dy këngëtaret më të suksesshme shqiptare sot në botë kanë vendosur të organizojnë koncerte gjatë këtij viti në Tiranë pasi kryeqyteti ynë është shpallur edhe Kryeqyteti Europian i Rinisë për vitin 2022.



















