Aktori i njohur, Johnny Depp fitoi gjyqin kundrejt ish-bashkëshortes së tij Amber Heard.
Gjykata vendosi se Amber Heard kishte shpifur kundrejt Depp duke thënë se ai kishte abuzuar me të gjatë marrëdhënies së tyre në cift.
Depp, i cili nuk ishte në gjykatë të mërkurën për shkak të një angazhimi të planifikuar më parë, paditi për 50 milionë dollarë dëmshpërblim ish-bashkëshorten për një shkrim që Heard publikoi në vitin 2018 në The Ëashington Post, në të cilën ajo tha se ishte bërë një “figurë publike që përfaqësonte abuzimin në familje”. Edhe pse eseja nuk e përmendi kurrë Depp me emër, avokatët e tij thanë se i referohej indirekt akuzave që ajo bëri kundër tij gjatë divorcit të tyre në vitin 2016.
Juria njëzëri zbuloi se Heard nuk mund të vërtetonte pretendimet e saj kundër Depp dhe se ajo e dinte se akuzat e saj për abuzim ishin të rreme kur ajo publikoi esenë e saj të vitit 2018.Gjykata përcaktoi se Heard veproi me keqdashje të vërtetë kur shkruante shkrimin e saj. Juria i dha Depp 10 milionë dollarë si dëmshpërblim dhe 5 milionë dollarë si dëmshpërblim në padinë e tij për shpifje.
Pas gjyqit, Depp tha se “juria ma ktheu jetën. Jam vërtet i përulur”.



















