KreuArt

Çfarë ndodhi me çiftet mbretërore në Jubileun Platinum?

Princi William, Kate Middleton, Princi Harry dhe Meghan Markle të gjithë morën pjesë në “National Service of Thanksgiving” këtë të Premte por neglizhuan të ulen pranë njëri-tjetrit.

Duka dhe Dukesha e Kembrixhit u ulën në anën e djathtë të Katedrales së Shën Palit pas mbërritjes.

Dyshja zunë të njëjtin vend si Princesha Anne, Princi Charles dhe Camilla Parker Bowles.
Ndërsa Duka dhe Dukesha e Sussex, u ulën me Princeshën Eugenie, Princeshën Beatrice dhe bashkëshortët e tyre përkatës, Jack Brooksbank dhe Edoardo Mapelli Mozzi.

Si duket Harry dhe Meghan nuk kanë ndërmend të ndërveprojnë me William dhe Middleton ndërsa marrin pjesë në festimet e Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II.

“Për momentin, nuk duket e mundshme që Harry dhe Meghan dhe William dhe Kate të takohen veçmas gjatë festimeve të jubileut”, tha një burim.


Paraqitja e fundit e përbashkët publike e katërshes ishte në Westminster Abbey për Shërbimin e “Commonwealth” në mars të 2020, tre muaj pasi Harry dhe Markle njoftuan planet e tyre për t’u tërhequr nga detyrat e tyre të larta mbretërore.

Ditë më vonë, dyshja u zhvendos në Amerikë. Ata tani banojnë në Montecito, Kaliforni, me djalin Archie, 3, dhe vajzën Lilibet, 11 muajshe, dhe zyrtarisht dhanë dorëheqjen nga rolet e tyre mbretërore në shkurt 2021.

Familja prej katër anëtarësh udhëtoi për në Angli së bashku për herë të parë të martën për të marrë pjesë në nderimin e 70 viteve të shërbimit të mbretëreshës 96-vjeçare.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF