KreuArt

Njihuni me makeup artisten shqiptare që ka korrur sukses në Strugë!

Jo rrallë herë na ndodh të dëgjojmë për artistë shqiptarë që kanë korrur sukses në në vende të ndyshme të botës. Ky është edhe rasti i make up artistes Bertiana Dauti.
Ajo ushtron profesionin e saj prej 16 vitesh në Strugë, duke krijuar kështu një emër të rëndësishëm për fushën e estetikës.

Bertiana është grimjerja e cila është vlerësuar në kohë për aftësitë që ka për të zbukurar në mënyrë krijuese çdo klient që ka vizituar studion e saj të grimit, të njohur me emrin Makeup by Anna.


Me shumë vite eksperiencë pune, trajnime e masterclass të panumërt që ajo ka kaluar, e kanë bërë makeup artisten shqiptare ta ngrej nivelin e artit të të grimuarit në një tjetër standart.
Dhe të shërbejë tashmë edhe si një shembull për vajzat e reja që e duan këtë profesion.


Makeup by Anna e ka destinacionin në zemër të Strugës prej 16 vitesh, por frymëzimi i saj për të arritur deri aty ka qenë Durrësi, vendi ku ajo ka lindur, e bashkë me të edhe ëndrra për t’u bërë një ditë një grimjere e njohur por mbi të gjitha profesioniste, siç padyshim ajo sot është.


Grimjerja Bertiana Dauti është zgjedhja e shumë njerëzve të rëndësishëm në Strugë dhe së fundmi emri i saj ka ardhur edhe në Shqipëri, duke u bërë zgjedhja e disa personazheve të showbizit tonë, mes tyre ajo është kujdesur për imazhin e këngëtares Semi Jaupaj.

Grimjerja e sukseshme, është në fillimet e saj për të krijuar edhe një linjë të saj të produkteve të makeup, aktualisht ajo ka hedhur në treg ‘Lipgloss’ me emrin Anna Lipgloss.

Por rrugëtimi i saj nuk ndalon këtu.
Për të gjithë ju që doni të provoni artin e duarve të Anna Makeup, tanimë bashkëpunimet e saj primare ka vendosur t’i bëjë në Shqipëri.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF