Për herë të parë në Tiranë këtë fund maji u organizua Java e Kuzhinës Turke, në të cilën u prezantua edhe libri “Kuzhina Turke me receta shekullore”, nën përkujdesjen e Presidencës së Republikës së Turqisë dhe udhëheqjen e Znj. Emine Erdoğan.
Me këtë rast Ambasada e Republikës së Turqisë në Tiranë organizoi 3 aktivitete të veçanta, si: një Darkë Gala me receta të përzgjedhura nga Libri i sipërpërmendur, ku morën pjesë drejtues të lartë të Shtetit Shqiptar dhe përfaqësues të Trupit Diplomatik në Shqipëri, një aktivitet dedikuar Zonjave Shqiptare, titulluar “Ëmbëlsirat dhe çaji tradicional Turk”, si dhe një aktivitet dedikuar Zonjave drejtuese dhe përfaqësuese dhe bashkëshortëve të tyre të Trupit Diplomatik në Shqipëri, titulluar “Workshop për përgatitjen e Bakllavasë Turke dhe Manti (Ravioli Turke).
Në të 3 aktivitetet ishte prezente Masterchef-i Turk Ebru Baybara Demir me famë botërore, së bashku me ekipin e saj.
Një element i veçantë i Darkës Gala ishte pjesëmarrja e “Institutit Teknik të Izmirit” me elementë të Kulturës Turke, si veshjet me kaftane dhe sherbetçi.
Këto aktivitete interesante dhe të bukura, do të zhvillohen nga Përfaqësitë Diplomatike të Republikës së Turqisë në shume vende të botës paralelisht, në kuadër të “Javës së Kuzhinës Turke”.
Botuar ne BORDO,qershor 2022!



















