KreuArt

Vdes gazetarja e BBC, mblodhi miliona euro për kërkimet mbi kancerin!

Gazetarja e BBC Dame Deborah James, ka ndëruar jetë në moshën 40-vjeçare, pasi vuante nga sëmundja e kancerit. Sipas BBC, Dame Deborah u lavdërua për qasjen e saj mbi kancerin, pasi ndau përvojat e saj të trajtimit dhe jetës së përditshme. Ajo merrte kujdes mjekësor në shtëpi kohët e fundit për kancerin e zorrëve dhe deri më tani kishte mbledhur miliona para për kërkimet shkencore për këtë sëmundje.

Familja e saj e ka bërë më dije vdekjen e saj përmes një postimi në faqen e saj në Instagram.
“Jemi thellësisht të pikëlluar të njoftojmë vdekjen e Dame Deborah James; gruaja, vajza, motra, mamaja më e mahnitshme”, thuhet në njoftim.
Drejtori i përgjithshëm i BBC-së, Tim Davie tha se ajo ishte një “frymëzim i vërtetë” dhe mënyra se si ajo foli për kancerin “lëvizi kombin, frymëzoi ndryshimin dhe padyshim shpëtoi jetë”.

Deborah James, u nderua në maj në shenjë mirënjohjeje për mbledhjen e fondeve për kancerin .Në maj, ajo u nderua nga Princi William në shtëpinë e prindërve të saj në, Woking, Surrey, ku kishte zgjedhur të qëndronte.
Gazetarja aktivistja, Dame Deborah, nënë e dy fëmijëve, u diagnostikua me kancer në vitin 2016.

Tags:

Home Art

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF