KreuCelebrity

S’performoi në “Sunny Hill”, Dua Lipa koncert në Tiranë në nëntor!

Ylli botëror Dua Lipa nuk performoi në festivalin “Sunny Hill”, i cili u zhvillua në Tiranë nga data 26 gusht deri në 28.

Edhe pse festivali rezultoi i suksesshëm, fakti që Dua Lipa nuk performoi i zhgënjeu paska fansat të cilët po prisnin të shihnin performancën e këngëtares me famë botërore.

Por një lajm i bukur ka ardhur mëngjesin e sotëm nga kryeministri Rama i cili ka njoftuar se Dua Lipa do të performojë në Tiranë në muajin nëntor, kjo pasi Tirana këtë vit është Kryeqyteti Europian i Rinisë.

“Mirëmëngjesi dhe me superenergjinë e “Sunny Hill” e me falënderimin për Duan, që e presim me padurim në Tiranë në nëntor,, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar ai në rrjetin social Facebook.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF