KreuCelebrity

Linda Rama, 2 presidente dhe një stiliste!

Ngjan si një lapsus, por në dy takimet e rëndësishme Edi Rama-Trump tre vite më parë dhe ai i ditës së djeshme Rama-Biden bashkëshortja e kreut të qeverisë Linda Rama u përfaqësua e veshur nga stilistja Enada At’Nikolla.

Linda Rama gjithmonë spikat për stilin e saj të veçantë e të kuruar, dhe padyshim që për këtë meritat i shkojnë zgjedhjes së duhur që bashkëshortja e kryeministrit bën.

Ajo që vihet re është që në të dy takimet Linda Rama i ka qëndruar besnike ngjyrës së zezë, duke mos gabuar në zgjedhje, dhe duke siguruar në një farë mënyre elegancën dhe finesën që kjo ngjyrë mbart në vetvete.

Veshjet mbajnë firmën e Enada At’Nikolla duke bërë që zonja jonë e parë të na përfaqësojë denjësisht, me elegancën dhe sharmin duhur që duhet në raste kaq të rëndësishme.

Në takimin e kësaj të enjte fustani i zi i Linda Ramës ishte me mëngë të shkurtra, me belin e theksuar dhe ajo që bije në sy është copa e veçantë me detaje lulesh 3D./bordo.al

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF