KreuCelebrity

Berisha apo Mevlani? Në prag të dasmës Armina zbulon nëse do të ndryshojë mbiemrin!

Blogerja e njohur Armina Mevlani dhe partneri i saj Shkëlzen Berisha do të kurorëzojnë këtë të diel lidhjen e tyre shumëvjeçare në martesë.

Së fundmi blogerja teksa foli për emocionet e dasmës në “Goca dhe Gra”, u pyet nëse do të marrë mbiemrin Berisha.

Ajo zbuloi se edhe pas dasmës do të mbajë mbiemrin e saj, Mevlani. “Edhe javës tjetër do të vij si zonja Mevlani. Do të vazhdoj të jem zonja Mevlani”, tha Armina.

Kujtojmë që Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë zgjedhur një dasmë tradicionale në çdo detaj. “Muajin shtator e zgjodhëm për të bërë dasmën sepse na pëlqen vjeshta. Ne nuk e kemi planifikuar dasmën për të pritur një fëmijë. Gjithmonë kam dashur të kem dasmën para fëmijës, dua ta shijoj. Vjehrri im, Sali Berisha është gjithmonë mbështetës dhe ka qenë në rregull me datën e dasmës. Menyja e dasmës do të jetë tradicionale. Në dasmë do të ketë të ftuar më pak se 300 persona, për disa detaje të dasmës më ka ndihmuar shumë edhe kunata, motra e Shkëlzenit, me të cilën kam marrëdhënie fantastike”, është shprehur më herët Armina.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF