KreuCelebrity

VIDEO/ Luiza Gega në “Dance With Me”; reagimi i trajnerit të saj s’duhet humbur!

Kampionia e Evropës në atletikë Luiza Gega është një nga konkurrentet e programit “Dance With Me”, që nisi këtë të hënë edicionin e tij të 7 në televizionin Klan.

Një ditë pas spektaklit Luiza ka zgjedhur të marrë opinionin e trajnerit të saj, se si atij i ishte dukur performanca e saj, “Trajner ju pëlqeu performanca ime?”, dëgjohet të thotë Luiza duke qeshur në videon që ka ndarë në rrjetin e saj social Instagram.

“S`të kam parë. Si të shoh? Të lodhen sytë me t`pa. Bëj atë që di të bësh”, përgjigjet me humor trajneri Taulant Stërmasi, duke treguar që në një farë mënyre nuk është dhe aq i kënaqur me vendimin e kampiones. Shto edhe faktin që kërcimi nuk është fusha ku Luiza mund të shfaqë më të mirën e saj.

Por “Dance With Me” është një program kërcimi ku secili prej VIP-ve vijnë nga fusha të ndryshme, dhe veç garës, është kënaqësi e madhe që i shohim ndryshe, në një fushë tjetër.

Luiza duhet përgëzuar për këtë nismë që ka marrë, për të qenë pranë publikut që aq shumë e do. Edhe pse për të do të kërkojë angazhim dhe kujdes për synimet e saj të radhës në fushën e atletikës.

Kampionia edhe gjatë spektaklit të së hënës theksoi se kishte zgjedhur të dilte në skenë me të sheshta pasi duhet të kujdeset për këmbët e saj dhe për asnjë moment ajo nuk do të rrezikojë.

A post shared by Revista Bordo (@revistabordo)

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF