KreuCelebrity

A do të jetë Beatrixi në “Dance With Me”?

“Dance With Me” ka nisur fuqishëm me një kastë të fortë VIP-ash me shpirt gare dhe të ndezur për sfidë.

Me 10 VIP-a dhe 10 balerinë profesionistë, duket se formacioni i këtij spektakli është ende i pa plotë. Ishte vetë moderatorja Alketa Vejsiu që në mbyllje të mbrëmjes tha se në vazhdim, spektakli do të ketë hyrje të reja.

Ashtu siç do të kishte ishte bërë kurioz kushdo, Ermal Mamaqi pyeti nesë do të vijë Beatrix Ramosaj:

Alketa: Do të kemi hyrje të reja në këtë formacion.

Ermal: Do të vijë Beatrixi?

Alketa: Nuk e dimë në do vijë Beatrixi.

Ermal: Aman Beatrix nëse na dëgjon të lutem hajde.

Alketa: Gjithçka mund të ndodhi. Beatrix Ramosaj mund të kërcejë këtu në Dance With Me, mirë se të vijë.

Nuk e dimë nëse ky është një premtim, por e sigurt është që Beatrix Ramosaj ka vëmendjen e publikut i cili e kërkon edhe në komentet e postimeve të spektaklit të mediat sociale.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF