KreuCelebrity

Leonardo DiCaprio thuhet se është një partner egoist dhe i pasjellshëm gjatë seksit!

Leonardo DiCaprio është konsideruar si një nga njerëzit më të pëlqyer të Hollivudit që kur ai u bë i njohur si Jack Dawson në filmin “Titanic” së bashku me Kate Winslet.

Aktori 47-vjeçar ka dalë me disa nga vajzat më të bukura të shoëbiz-it, përfshirë Blake Lively, Miranda Kerr, Rihanna dhe Gisele Bündchen, dhe kur bëhet fjalë për jetën e tij seksuale, thashethemet janë të shumta.

Në vitin 2016, u shfaqën spekulime në lidhje me ‘ngërçet’ seksuale të Leos kur një burim pretendoi se yllit të Hollivudit i pëlqente të merrej me aktivitet seksual ndërsa dëgjonte kufje që anulonin zhurmën. Burimi, i cili pretendonte se ishte miku më i mirë i një gruaje që kishte qenë në shtrat me aktorin, tha për Star Magazine se ai ishte një partner ‘egoist’ kur bëhej fjalë për seksin.

“Leonardo DiCaprio është egoist, dembel dhe i pasjellshëm. Ajo më tha se gjatë aktit, Leo vuri kufje që anulonin zhurmën! Më pas i bëri shenjë që të vazhdonte ndërsa ai thjesht u shtri. Gruaja ishte aq e hutuar nga situata saqë vazhdoi e turpëruar dhe duke shpresuar që gjërat të ndryshonin”, tha burimi.

 

Superylli i Hollivudit, Leo, kurrë nuk është takuar publikisht me dikë mbi 25 vjeç, ndaj fansat kanë teorizuar prej disa vitesh se aktori ndahet me femrat në momentin që ato mbushin 25 vjeçe.

Kujtojmë që pas ndarjes së tij të fundit nga modelja Camila Morrone, Leonardo po përflitet se është në një lidhje me supermodelen Gigi Hadid, dhe thuhet se po e shijojnë njohjen me njëri-tjetrin.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF