Për ish-kryetaren e LSI-së Monika Kryemadhi, së fundmi është bërë një kallëzim në SPAK nga Idajet Beqiri, ku pretendohet se ka harxhuar 287 mijë e 650 euro për ndërhyrje estetike.
Gjatë emisionit “Opinion” Kryemadhi u shpreh se asnjë mirëmbajtje, qoftë shëndetësore dhe estetike, nuk kushton në ato vlera parash.
“Të gjithë gratë dhe koleget tuaja dhe gra të shumë politikanëve dhe deputetëve apo dhe të medias e dinë shumë mirë që nuk kushton asnjë mirëmbajtje, qoftë kjo edhe shëndetësore, edhe estetike në atë vlerë parash.
Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para. Megjithatë nuk është problemi ky. SWIFT që kanë përdoruar ata është një kompani servisi në Romë dhe nuk është klinika në San Marino. Unë kam qenë në atë klinikë që përmendet që është në San Marino, por jo në datën që flitet në SWIFT. Është një SWIFT i falsifikuar”, tha Kryemadhi ndër të tjera.



















