KreuCelebrity

“Qielli ra mbi mua”, Andresa rrëfen pse e mbajti të fshehtë shtatzëninë!

Bukuroshja braziliane Andresa Ambrosio së shpejti do të bëhët nënë për herë të parë.

Ajo ka qenë e ftuar te “Rudina” këtë të mërkurë, ku dhe zbuloi se do të bëhet nënë e një djali. Andresa rrëfeu se deri në muajin e pestë zgjodhi të mos flasë rreth shtatzënisë së saj për shkak të arsye të një besëtytnie shqiptare se nuk duhet ta tregosh shtatzëninë deri në muajin e 5.

Andresa tha se më herët nuk e ka patur këtë besëtytni, por një eksperiencë e hidhur e bëri që ta fshehte lumturinë e saj. Ajo para një viti kishte qenë shtatzënë dhe nga emocionet i tregonte të gjithëve se do të bëhej me fëmijë, por kur arriti në muajin e tretë të shtatzënisë, zemra e foshnjës pushon.

Unë kisha planifikuar ta mbaja për 5 muaj, se është një histori në Shqipëri, në Brazil nuk ka histori për këtë. Në Shqipëri thonë duhet ta mbash 3 ose 5 muaj. Por unë pata një eksperiencë më para. Në tetor dhe vitin e ri. Unë u kënaqa, flisja në backstage, po vjen bebi, po vjen bebi…Por në datën 29 Dhjetor doktori tha se zemra është frenuar. Në momentin që doktori tha është frenuar, qielli ra mbi mua…. Unë dhe Mirko ishim shumë të trishtuar për Vitin e Ri! Bebi ka qenë tremuajsh dhe katër ditë”, rrëfeu ajo.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF