KreuCelebrity

Orgesa Zaimi gati për një sfidë të re; konkurrente e “Dance With Me”!

Këngëtarja e njohur Orgesa Zaimi mesa duket është gati për një eksperiencë të re, e cila ka për të mbetur gjatë në memorien e artistes.

Ajo do të jetë një nga konkurrentet e programitë të kërcimit “Dance With Me”, i cili fillon këtë të hënë në televizionin Klan.

“Cunami” i këtij edicioni @orgesazaimi këngetarja e cila zhvendoset me lehtësi në shumë zhanre muzikore, por a do të ketë të njëjtën zhdërvjelltësi edhe në kërcim?”, njofton faqja zyrtare e televizionit.

Kujtojmë që produksioni ka zbuluar disa nga emrat e personazheve publikë që do të jenë pjesë e programit më të ndjekur të kërcimit, si Luiza Gega, Cindy Marina, Valon Shehu e së fundmi Orgesa Zaimi.

Gjithashtu kujtojmë që pjesë e jurisë së “Dance With Me” do të jetë balerina e njohur Klaudia Pepa.

 

 

 

A post shared by TV KLAN (@rtvklan)

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF