KreuCelebrity

Ndalimi i filmave të komunizmit, reagon Mevlan Shanaj: Trishtim, kërkesë absurde!

Regjisori i njohur, Mevlan Shanaj, ka reaguar me anë të një postimi në rrjetin e tij Facebook rreth kërkesës së deputetëve të Partisë Demokratike për ndalimin e filmave të para viteve 90-të.

Shanaj e cilësoi këtë kërkesë absurde, duke theksuar se PD duhet të ndryshojë shënjestrën nese seriozisht mendojnë se duhet ndryshuar Shqipëria.

“Më thanë që Alibeaj paska propozuar në Kuvend ndalimin e filmave të para 90! Nëse është kështu, (siç edhe po më kërkon media të prononcohem)…. si themelues i PD, ndiej trishtim të konstatoj kētë kërkesë absurde nga PD. Ju them këtyre PD-isteve, se këtë ide, mes shqiptarëve nuk e përkrahin as 3% e popullatës….Duket që po me këtë përqindje do ndahen zgjedhjet e ardhshme nëse hidhni teza të tilla.

Korrigjoni shënjestrën nëse seriozisht mendoni se duhet ndryshuar Shqipëria! Kjo mendësi është pa asnjë vlerë ndryshimi! Do të ndodhë të shtohet shikueshmëria si për çdo gjë të ndaluar! Shoqëri e çuditshme, kaq shumë të dashuruar këta politikanë me censurën në Art! Koha e ka bërë shkëlqyeshëm përzgjedhjen dhe seleksionimin. Merruni me ndonjë aventurë tjetër! Populli di vetë çfarë zgjedhë, nuk mund t’i imponohet asnjë instrument politik.”, ka shkruar Mevlan Shanaj.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF