KreuCelebrity

Pjesë e “BBV Kosova”, Jonida Vokshi surprizon ndjekësit!

“Big Brother VIP” në Kosovë është gati për të nisur edicionin e parë, ku pritet që shumë prej personazheve publikë të jenë pjesë e tij.

E teksa deri më tani dihej që prezantuesi i formatit do të ishte Alaudin Hamiti, një tjetër figurë e njohur ka surprizuar ndjekësit e saj në Instagram.

Bëhet fjalë për bukuroshja shqiptare Jonida Vokshi, e cila ka publikuar një video së fundmi në rrjetin e saj social Instagram, ku shihet që “Big Brother VIP” Kosova po e ‘telefon’, duke e pyetur nëse është gati.

Kaq ka mjaftuar dhe në media po qarkullon lajmi se ajo do të jetë në krah të Alaudin Hamiti në bashkëprezantim, ndërkohë që vetë Jonida ende nuk ka konfirmuar pozicionin e saj në këtë format, ndaj na mbetet të presim..

Kujtojmë që fituesi i “Big Brother VIP” në Kosovë do të marrë çmimin prej 200 mijë eurosh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF