KreuCelebrity

Detaje te reja nga dasma e Arminës dhe Shkëlzenit!

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha do të kurorëzojnë këtë shtator dashurinë e tyre shumëvjeçare në martesë.

Lajmin e ka konfirmuar vetë blogerja në “Goca dhe Gra”, teksa tregoi se dita e kurorëzimit do të jetë në fund të shtatorit, por pa zbuluar datën, “Unë i kam shpërndarë ftesat, kam filluar. Duhet të martoheshim në 2020 por kishim pandeminë. Është në fund të shtatorit por datën do ta zbulojmë pak më vonë. Ta lëmë pak si telenovelë”.

Ndërkohë “Panorama Plus” ka zbuluar se ceremonia do të zhvillohet në periferi të Tiranës dhe gjithçka do të organizohet në trajtën e një kokteji.

Armina Mevlani dhe Shkëlzen Berisha kanë zgjedhur një dasmë tradicionale në çdo detaj, përfshi menynë tradicionale shqiptare dhe pijet të cilat do të jenë po ashtu prodhim vendi. Mësohet se çifti ka ftuar rreth 200 persona në ditën e tyre të rëndësishme, mes tyre personazhe VIP nga bota e artit dhe kulturës, por edhe figura të njohura politike.

Kujtojmë që vetë Armina zbuloi se fustanet janë qepur enkas për të që në 2020, “Fustanet e shkreta kanë qenë që në 2020. Njëri prej tyre është bërë nga një stiliste e imja e preferuar dhe është enkas për mua, nga Vivienne Westeood. Tjetri është bërë nga një stilist shqiptar”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF