KreuCelebrity

Ilary Blasi i përgjigjet Tottit: Kam parë gjëra që mund të shkatërrojnë 50 familje

Ilary Blasi ka reaguar pas intervisës së ish-bashkëshortit të saj Francesco Totti për “Corriere della Sera” në të cilën ai e akuzoi se ajo e ka tradhtuar para takimit të tij me Noemi Bocchin.

“Unë i kam mbrojtur gjithmonë fëmijët e mi dhe do të vazhdoj t’i mbroj ata”, tha ajo, duke treguar se dëshiron të qëndrojë në heshtje, për hir të Cristian, Chanel dhe Isabel.

Avokati i saj, Alessandro Simeone, shpjegon për “La Repubblica” se fjalët e Tottit nuk do ta ndryshojnë, të paktën tani për tani, strategjinë e komunikimit dhe ligjore të zgjedhur nga Blasi që kur shpërtheu skandali i ndarjes.

Ilary preferon që zëri i saj të dëgjohet në gjykatë, “Nëse zgjedh një linjë, e mban deri në fund. Ilary ka parë gjëra në vitet e fundit që mund të shkatërrojnë rreth pesëdhjetë familje”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF